Kanë
Ndërsa ky qytet resort njihet për shkëlqimin dhe glamour-in e të përvitshmit Festival të Kanës, brenda kufijve të qytetit shtrihen qindra vite histori. Disa mendojnë se Kana e ka marrë emrin nga kallamat që dikur mbulonin brigjet e tij dhe se Napoleoni fushoi në dunat e tij gjatë kthimit nga Elba. Më 1834, qyteti nisi transformimin nga një fshat i qetë peshkimi në një qytet resort pasi pasaniku Lord Brougham pushoi në Kanë gjatë epidemisë së Kolerës në Nisë. Pasi u magjeps nga fshati, ndërtoi një vilë luksoze dhe e vizitoi çdo dimër për 34 vjet.

Menton
Gjendet pranë kufirit italian, dhe thuhet se gjiri i tij është më i ngrohti në rivierën franceze gjatë dimrit. Qyteti është i famshëm për pemët e qitros, që bëhen kryefjalë gjatë të përvitshmit Fête du citron (Festivali i Limonit). Afro 140 ton limonë dhe portokaj vendosen në korniza teli dhe marrin formën e skulpturave gjigante nëpër qytet.

Nisë
Qyteti port i Nisës është kryeqytet i departamentit Alpes-Maritimes , që gjendet afro 20 milje nga kufiri italian. Themeluar nga një koloni detarësh grekë rreth vitit 350 Para Krishtit, qyteti mendohet se e ka marrë emrin në nder të një nikē, apo fitoreje mbi një koloni fqinje. Kodrat e bukura të Nisës, gjiret plot jetë dhe rrënojat madhështore kanë frymëzuar artistë të famshëm francezë si Chagall dhe Matisse, të cilët jetuar në qytet në të njëjtën kohë dhe veprat e të cilëve qëndrojnë në muzetë lokale.

Peillon
Strehuar mes maleve të Alpes-Maritimes, fshati i fortifikuar të Peillon-it qëndron në një shkëmb. Fshati këmbësor përbëhet nga rrugë me kalldrëme, shkallë, shtëpi mesjetare dhe korridore të harkuar.

VilleFranche-Sur-Mer
Themeluar në fillim të shekullit të 14 –të, Villefranche njihet për gjirin e thellë, qytezën e çuditshme antike dhe radën mbresëlënëse. Për shekuj, ish porti ushtarak ka shërbyer si i vetmi gji natyrr në ujërat e thella mesdhetare. Qyteza piktoreske ka qenë skenë për film si Ronin, Dirty Rotten Scoundrels dhe Never Say Never Again.

Antibë
I njohur dikur si Antipolis, ky qytet port ka shërbyer fillimisht si një postë tregtie greke dhe më pas ra nën sundimin e familjes së pushtetshme Grimaldi mes shekullit 14 dhe fillim shekullit 17. Qysh prej asaj kohe vila Grimaldi është kthyer në një muze që mban vepra të Pablo Picasso-s, i cili qëndroi atje në vitin 1946. Turizmi është sot ekonomia parësore e qytetit falë plazheve, gjireve me jahte dhe parkut shkencor aty pranë, Sophia-Antipolis.

Vence
Mes Nisës dhe Antibës, qyteti i Vences dhe fshati me mure mesjetare është një udhëtim në të shkuarën. Kur D.H. Lawrence u diagnostikua me tuberkulozë u shpërngul në jug të Francës, ku shkroi Apokalipsin, veprën e tij të fundit, më 1929 –ën para se të ndërronte jetë në Vence.